Krijuar për mënyrën si udhëtoni.
Një eSIM i vetëm, pako rajonale të menduara me kujdes dhe një aplikacion që e bën të lehtë menaxhimin e internetit në udhëtim.


Lidhja me internet duhet të jetë pjesa më e lehtë e udhëtimit.
Një udhëtim mund të nisë në një shtet dhe t’ju çojë në disa të tjerë. Donim që interneti celular t’i përshtatej këtij itinerari, me më pak gjëra për t’u rregulluar gjatë rrugës.
Nga kjo ide lindi onesim: një eSIM që e ripërdorni, pako rajonale që mbulojnë gjithë itinerarin dhe një aplikacion që e bën të thjeshtë zgjedhjen dhe menaxhimin e internetit.
Mendoni për
gjithë udhëtimin.
Ka rëndësi edhe se nga niseni. Pakot rajonale i hartojmë sipas udhëtimeve që bëjnë njerëzit, duke përfshirë shtetin e nisjes dhe disa ndalesa gjatë rrugës: një eSIM, një sasi interneti e përbashkët për të gjitha shtetet e përfshira dhe vlefshmëri që nis me lidhjen e parë dhe zgjat gjithë periudhën e pakos.
Një shembull itinerari, jo mbulimi i plotë. Ilustrim, jo hartë.
Më pak telashe. Më shumë kohë për udhëtimin.
- 01
Instalojeni një herë. Planifikoni udhëtimin e radhës.
Mbajeni eSIM-in onesim në telefon dhe zgjidhni pakon e duhur kur të udhëtoni sërish. Çdo pako ka mbulimin, sasinë e internetit dhe vlefshmërinë e vet, ndërsa eSIM-i mbetet i njëjti.
- 02
Mbulim sipas itinerarit tuaj.
Shikoni pakot rajonale dhe kontrolloni nëse shteti i nisjes dhe destinacionet tuaja përfshihen. Listën e shteteve të mbuluara e shikoni me një prekje, para se të paguani.
- 03
E thjeshtë nga fillimi në fund.
Nga zgjedhja e pakos deri te kontrolli i internetit të mbetur, synojmë që gjithçka të jetë e qartë: në uebfaqe, në email dhe në aplikacion.
Inxhinierë.Operatorë.Udhëtarë.

Pjesa më e madhe e punës sonë nuk duket: marrëveshjet me operatorët, përgatitja e eSIM-eve dhe ato pak sekonda nga ulja e avionit deri kur telefoni juaj gjen rrjetin.
Për këtë pjesë kujdesemi ne, që pjesa juaj të mbetet e shkurtër: zgjidhni destinacionin, instaloni eSIM-in një herë dhe aktivizojeni kur të zbrisni.
Për çdo udhëtim që ju pret.
Shikoni pakot që i përshtaten udhëtimit tuaj.
onesim është kjo faqe, onesim.global, dhe aplikacioni One Sim. Nuk ka lidhje me OneSimCard, onesim.co apo shërbime të tjera me emër të ngjashëm.